Gjykata kundër Zvërlevskit dhe Anevskit, vendime në dobi të 11 prokurorëve

Gjykata Themelore Shkupi 2, ka sjellë vendim për miratimin e padive të 11 prokurorëve, të cilët i janë kundërshtuar dëshirës së Këshillit të Prokurorëve Publike që në mënyrë të paligjshme të njëjtët t’i pensionojë, shkruan portali A1on, transmeton Portalb.

Gjykata, sipas informatave të portalit në fjalë, i ka shfuqizuar vendimet e Këshillit të Prokurorëve Publik, të cilët duke e keqpërdorur ligjin u kanë shkaktuar dëme prokurorëve.

Gjykata Themelore Shkupi 2, vlerëson se vendimet e Këshillit, i udhëhequr nga Petar Anevski, ndërkaq në të cilën qëndron edhe prokurori shtetëror, Marko Zvërlevski, janë të paligjshme.

Sipas portalit në fjalë, vendimet për pensionim, Këshilli i ka bërë në bazë të nenit 66 paragrafi 1, të ligjit për Prokurori Publike, i cili është i shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese që nga vitit 2009, transmeton Portalb.

Sipas nenit 5, nga ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për marrëdhënie pune, lejohet që të vazhdohet marrëdhënia e punës më së shumti deri më 67 vjet për burrat, ndërkaq në 65 vjet për gratë.

Burimet gjyqësore të portalit, thonë se Petar Anevski dhe Marko Zvërlevski, po tentojnë që të bëjnë trysni ndaj Gjykatës së Apelit e cila do të vendosë për ankesat e vendimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button