Organizatat qytetare deri te Han: Të formohet Këshill i ri Gjyqësor dhe departament special gjyqësor

Organizatat joqeveritare të Maqedonisë, sot janë takuar me  eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, ku gjatë takimit i kanë shprehur qëndrimet e tyre në lidhje me atë se si duhet të zgjidhet kriza politike, raporton Portalb.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile, deklaruan se është e patjetërsueshme të formohet një departament speciale e cila e cila do të punojë në procesuimin e rasteve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), por për atë ata vlerësojnë se duhet të shpërbëhet Këshilli Gjyqësor dhe përsëri të rizgjidhet që të sigurohet paanshmëri.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Urania Pirovska
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Urania Pirovska

“Për prioritet kryesore që ne si shoqëri civile (më shumë organizata joqeveritare) i kemi përmbledhur në dokumentin, për reforma urgjente demokratike në vend ose gjegjësisht formimin e një departamenti special në kuadër të Gjykatës Penale, formimin e një departamenti special në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për marrëdhënien e Qeverisë ndaj mediave. Pra, për të gjitha punët që me vite të tëra i flasim, dhe që janë karakteristikë e regjimit”, tha kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska.

Në takim, gjithashtu është kërkuar edhe komunikim i drejtpërdrejtë me BE-në, gjegjësisht të shmanget eufemizmi dhe të locohet drejtpërdrejtë  përgjegjësia.

Shoqëria civile, gjithashtu ka  kërkuar që të kyçet në bisedime, nëse do të ketë në të ardhmen, por jo drejtpërdrejtë, por në cilësinë e mbikëqyrësve, transmeton Portalb.

Eurokomesari i ka përsëritur qëndrimet e djeshme se zgjedhjet në dhjetor, për të cilat ashtu siç tha janë plotësuar kushtet, janë hap i mirë, por edhe se janë vetëm fillim i zgjidhjes së krizës.

Johanes Han
Johanes Han

Han ka porositur se është e patjetërsueshme që të zbatohen reformat prioritare, që vendi të kthehet në rrugën evropiane. Pas takimit, rrjetin social Twitter, Han ka shkruar se ka i falënderon organizatat qytetare për përkushtimin e tyre dhe kontributin e rëndësishëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button