Zemra e “artë” e Admir Mehmedit

Admir Mehmedi nuk e harron të kaluarën e tij. Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia që luan me përfaqësuesen zvicerane ka treguar se ka edhe një zemër të “artë”.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja zvicerane “Blick”, Mehmedi ka vendosur të ndërtojë një shtëpi për t’ia dhuruar një familjeje të varfër në Padalisht, një qytet i vogël ku ka jetuar babai i tij deri në vitin 1983.

Sipas “Blick”, Mehmedi, nëpërmjet babait të tij njohu familjen Mustafi, që ishte në vështirësi të mëdha ekonomike. Familja përbëhej nga 6 persona që jetonin në një dhomë për të fjetur në 2 krevatë, ndërkohë që banesa nuk kishte as kuzhinë e as banjë.

Një situatë kjo që shtyu Mehmedin të marrë vetë iniciativën dhe të financojë ndërtimin e një banese për këtë familje. Investim, shifrën e të cilit Mehmedi ka preferuar të mos e tregojë, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button