Europarlamenti: Fundi i Shengenit do të kushtonte dhjetëra miliarda euro

Heqja e Zonës së Shengenit dhe ripërtëritja e kufijve nacional në BE, do të kushtonte rreth 20 miliardë euro si vlerë fillestare e njëfishtë, theksohet në raport të Parlamentit evropian, i bërë në bazë të hulumtimit të një Instituti joprofitabil.

Në dokument theksohet se asaj shume duhet t’i shtohen shpenzime plotësuese prej dy deri katër miliardë euro në vit, që paraqesin prej 0,02 deri 0,03 për qind të BPV-së së shteteve nga Zona e Shengenit.

Humbjet reale nga kthimi i kufijve është pothuajse e pamundur të llogariten, ceket në dokument dhe shtohet se statistika deri më tani nuk ka treguar rritje të krimit për shkak të heqjes së kontrolleve kufitare.

Siç vërehet në analizë, shumat e cekura përfshijnë shpenzime për kthim fizik të kufijve, shpenzime administrative për shkak të kontrolleve, si dhe humbje për udhëtarët dhe tregtarët.

Dokumenti i Europarlamentit vjen në prag të vendimit, i cili pritet në ditët në vijim, për atë nëse duhet të vazhdohen kontrollet e përkohshme kufitare që i vendosën Gjermania, Austria, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia.

Sipas parashikimeve, Danimarka dhe Gjermania do të kërkojnë që kontrollet të vazhdohen.

Marrëveshja e Shengenit jep mundësi për vendosje të kontrolleve të përkohshme të kufijve të brendshëm të BE-së në raste të rrethanave të jashtëzakonshme. Shtetet, të cilat përkohësisht i kthyen kontrollet kufitare, vendimin e tillë e arsyetuan me valën e emigrantëve.

Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar në BE kanë arritur 1,2 milionë emigrantë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button