Han: Është me rëndësi që kushtet për zgjedhje të besueshme të përmbushen plotësisht

Komisari për negociata për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han, para vizitës së nesërme në Republikën e Maqedonisë, ku është paraparë të takohet me kryeministrin Emill Dimitriev, me liderët e katër partive më të mëdha politike, si dhe me prokuroren speciale dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, sot dërgoi porosi se është “me rëndësi që kushtet për mbajtje të zgjedhjeve të besueshme të përmbushen” në vend.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në kumtesën e Komisionit Evropian, ceket se qëllimi kryesor i vizitës së Hanit është “të bëhet kontroll në ngjarjet politike dhe të diskutohet për rrugën përpara, posaçërisht lidhur me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në dhjetor, si dhe zbatimin e Prioriteteve urgjente reformuese”.

Në deklaratën e tij para vizitës, Han thotë se me padurim e pret vizitën në Shkup.

“Marrëveshja  arritur verën e kaluar nga ana e të gjitha partive kryesore politike dhe caktimi i datës së zgjedhjeve për këtë dhjetor është hap i mirë. Megjithatë, ky është vetëm fillimi: me rëndësi është që kushtet e zgjedhjeve të besueshme të përmbushen plotësisht dhe qytetarët të mund lirshëm të marrin pjesë në to”, thotë komisari Han.

Sipas njeriut të parë për zgjerim të Unionit, ai në Maqedoni do të takohet me të gjithë bashkëbiseduesit kryesor politik, përfshirë edhe prokuroren speciale dhe përfaqësuesit  shoqërisë civile, Ai thotë se në bisedime, gjithashtu, do të insistojë të përshpejtohet implementimi i Prioriteteve urgjente reformuese në ligje.

“E tërë kjo është kyçe në mënyrë që vendi të bëjë përparim të qëndrueshëm në rrugën e vet drejt BE-së. E, gjithashtu, me padurim presim të dëgjojmë nga Prokurorja Speciale për atë se si po përparon puna e saj dhe për sfidat me të cilat përballet ajo”, përfundoi Johanes Han.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button