Drogën në burgje e fusin edhe gardianët

Nga fillimi i vitit e deri më sot në burgun e Idrizovës, janë zbuluar katër raste ku mbikëqyrës të lartë të këtij institucioni ndëshkues kanë tentuar të fusin lëndë narkotike deri tek të burgosurit e varur nga këto substanca narkotike. Prezencën e drogës dhe orvatjet për tu futur në këtë burg nuk e mohojnë nga drejtoria e këtij organi ndëshkues. Sipas zëvendësdrejtorit të të burgut të Idrizovës Sadush Arifi keqpërdorimi i detyrës nga gardianët e burgut apo personave të tjerë të punësuar në këtë institucion është sanksionuar me largim nga puna.

Lidhur me ketë fenomen, Zëvendësdrejtori i burgut të Idrizovës, Sadush Arifi për gazetën KOHA thotë se janë përjashtuar disa nëpunës, të cilët për interesa personale – kanë shkelur rregulloren e burgut, respektivisht ato janë larguar nga puna pasi janë zënë duke futur në brendësinë e burgut telefona celular, lënda narkotike apo kanë ndërmjetësuar për blerjen e vendeve si dhe mënyrave tjera të keqpërdorimit të detyrave zyrtare.

“Ne i kemi ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtyre dukurive negative në aspekt institucional. Gjatë kohës sa jam unë në këtë pozitë janë larguar rreth 16 të punësuar, kryesisht gardian të burgut. Megjithatë për kapjen e lëndëve narkotike ne e kemi më rëndë të regjistrojmë raste edhe pse deri më sot ka pasur”, deklaroi për KOHA, Sadush Arifi, zv/ drejtor i burgut të Idrizovës. /KOHA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button