Snowden kandidat për postin e rektorit të Universitetit të Glasgout

Kandidatura e ish-oficerit të shërbimit të fshehtë amerikan, Edward Snowden, është nominuar për postin e rektorit të Universitetit të Glasgow (Skoci).

Paraqitja e kandidaturës së Snowden u organizua nëpërmjet avokatit të tij prej një grupi studentësh të Universitetit.

Të gjithë kandidatët dhanë personalisht pëlqimin për të marrë pjesë në zgjedhjen e rektorit. Votimi do të zhvillohet në muajin shkurt.

“Kandidatura e Edward Snowden përfaqëson në vetvete një mundësi unikale për t’i shprehur mirënjohjen tonë demaskuesit të patrembur, – deklaroi përfaqësuesi i studentëve. – Ai tregoi guxim dhe frymën e vetësakrificës, veti karakteri këto që pothuajse mungojnë fare në jetën tonë shoqërore”.

Lajme të ngjashme

Back to top button