Han nesër do të takohet, me të akuzuar, prokurorë dhe me politikanë në Listën e Zezë të SHBA-së

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes han, nesër do të vijë në Shkup, ku sipas agjendës së paralajmëruar, do të ketë takim me katër liderët e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, prokuroren speciale dhe me përfaqësuesit e sektorit joqeveritar, njofton Portalb.

Për dallim nga takimet e mëparshme, është interesante se këtë herë do të bisedohet me persona për të cilët ka akuza efektive, në procedurë gjyqësore, me prokurorin i cili i ndjek, liderë politikë të cilët janë ose kanë qenë në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare për të cilët po kryhen procedura gjyqësore, ndaj të cilëve kallëzime penale dhe disa të tjerëve u janë shqiptuar dënime.

johanes-han-600x338

  • Nikolla Gruevski, lider i VMRO – DPMNE-së, ish kryeministër, është i akuzuari i parë për porositje dhe nxitës i protestave të dhunshme përpara Komunës Qendër në qershor të vitit 2013. Prokuroria Speciale në mes të shtatorit ka ngritur akuzë, ndërkaq procesi gjyqësor është caktuar për më 21 nëntor.
  • Zoran Zaev, lider i LSDM-së, është i akuzuar në dy raste gjyqësore. Në rastin “Puç“ dhe Ryshfet”.
  • Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, si udhëheqës i UÇK-së ishte në Listën e Zezë të SHBA-së, por menjëherë është hequr nga ajo pasi që hyri në pushtet në zgjedhjet e vitit 2002.
  • Menduh Thaçi, lider i PDSH-së, tanimë 14 vjet është në Listën e Zezë të SHBA-së. Ai nuk është në listën e politikanëve të akuzuar, por ishte në mesin e personave të falur nga presidenti Gjorge Ivanov në prill të këtij viti, transmeton Portalb.
  • Katica Janeva, prokurorja speciale, me shumicën parlamentare u zgjodh në këtë funksion në 15 të vitit 2015, në përputhshmëri me Marrëveshjen e Përzhinës. Janeva dhe ekipi i saj, deri më tani kanë hapur 40 procedura parahetimore, gjashtë procedura hetimore dhe ka ngritur dy akuza për rastet të cilat dalin dhe janë të lidhura me përgjimet e paligjshme.
  • Për disa aktivistë civil – Pavle Bogoevski, Gordan Kallajçiev – në baza të ndryshme ose u janë ngritur akuza ose dënime për shkak të pjesëmarrjes në “Revolucionin Laraman”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button