Eksperti financiar nën hetime të Prokurorisë Themelore: Ka pranuar ryshfet 3000 euro

Eksperti financiar i licencuar është nën hetim të Prokurorisë Themelore të Shkupit, për shkak të dyshimit se ka pranuar ryshfet prej 3.000 eurove. I dyshuari ka pasur licencë për kryerjen e ekspertizave nga fusha punës financiare, njofton Portalb.

Ashtu siç njoftojnë nga Prokuroria, eksperti financiar ka kërkuar dhe ka pranuar 3.000 euro me qëllim që gjatë kryerjes së ekspertizës të tregojë vlerë më të vogël për 10 herë të fshehjes së tatimit.

“Deri te gjykatësi i procedurës parahetimore në Gjykatën Themelore Shkupi 1, prokurori kompetent ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës paraburgim. Gjykatësi me vendim, personit i ka shqiptuar masë  kujdesi edhe atë: ndalim për lëshim të vendbanimit, gjegjësisht shtëpisë, obligim të paraqitjes në Gjykatë ose te organi kompetent, i janë marrë dokumentet e udhëtimit, si dhe i është ndaluar që të del jashtë kufijve”, thonë nga Prokuroria.

Megjithatë, Prokuroria nuk është e kënaqur me këtë vendim, andaj ka dorëzuar ankesë deri te Gjykata Penale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button