Veljanovski: Kuvendi do të shpërndahet të hënën

“Pika për shpërndarjen e Kuvendit do të vendoset në rend dite të 17 tetorit, menjëherë pas pikës për miratimit të Buxhetit për vitin 2017”, informojnë  nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, njofton Portalb.

“Kryetari i Kuvendit e përshëndetë qëndrimin e grupit parlamentar të LSDM-së për shpërndarje të Kuvendit, për dallim nga dy herët e kaluara kur kjo parti ka kërkuar anulimin, e zgjedhjeve të caktuara parlamentare. Njëkohësisht, Veljanovski e përshëndetë edhe qëndrimin e partive në pushtet, të cilët gjithashtu, në kontinuitet qëndrojnë në pozitë për shpërbërje të Kuvendit, në pajtueshmëri të marrëveshjes. Ky fakt është i rëndësishëm, pasi që vetëm në këtë mënyrë, me konsensus, nëpërmjet zgjedhjeve, mandatin përsëri do ta fitojë populli dhe ai, si gjykatësi më mirë, populli do ta jep vlerësimin. Afatet ligjore, plotësisht lejojnë që ky akt të bëhet edhe më 17 tetor, që të mund të mbahen zgjedhjet më 11 dhjetor”, thuhet në kumtesë nga Kabineti i Veljanovskit.

Nga atje informojnë se, Veljanovski është i sigurt se në këtë mënyrë, deputetët e Maqedonisë njëkohësisht do të arrijnë që të realizojnë dy qëllime thelbësore: E para, do ta kryejnë deri në fund detyrimin e tyre, deri në fund të interesit të shtetit dhe e dyta, ta respektojnë afatin për të cilin janë marrë vesh se do të dalin në zgjedhje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button