Objekti i ri i “Sallës Universale” do të ketë emrin Toshe Proeski

Këshilli i qytetit të Shkupit, ka miratuar iniciativën e kryetarit Koce Trajanovski, për emërimin e “Sallës Universale-Shkup”, me emrin e këngëtarit Toshe Proeski.

Iniciativa që nënkupton fillimin e procedurës për ndryshimin e emrit, është miratuar njëzeri me votën e të gjitha grupeve të këshilltarëve.

Iniciativën e tij, kryetari Trajanovski e ka arsyetuar me atë se, deri më tani Toshe Proeski është këngëtari më popullor i cili ka lënë gjurmë në korniza ballkanike dhe ka lënë gjurmë në muzikën e vendit duke prekur shumë gjenerata.

Objekti i vjetër i Sallës Universale do të rënohet për shkak se në vend të tij do të ndërtohet objekt i ri me kapacitet dyfish më të madh deri në  3000 mijë vende, me një sallë tjetër të vogël dhe hapsira  për adsministratën.

Projekti ideor sipas së cilës do të ndërtohet salla, është prezantuar para dy muajve nga Ministria e Kulturës dhe do këtë formën vezës. Autorë janë arkitekt të “Stoun Dizajn”.

Lajme të ngjashme

Back to top button