Mpiksja e gjakut gjatë ciklit menstrual: pse ndodh dhe problemet shëndetësore që ndikojnë

Megjithëse mpiksjet e gjakut mund të jenë normale në ciklin menstrual të disa femrave, ato zakonisht nuk duhet të ndodhin. Nëse mpiksja e gjakut gjatë ciklit menstrual shoqërohet me dhimbje apo simptoma të tjera, ju duhet të konsultoheni me gjinekologun, shkruan shendeti.com.al.

Ja cilët janë faktorët që ndikojnë në mpiksjen e gjakut gjatë ciklit menstrual:

Mungesa e hekurit:është e zakonshme që femrat që kanë gjakderdhje të shumtë të kenë mungesë hekuri gjatë ciklit menstrual, por nëse keni mungesa të theksuara të këtij minerali atëherë është më e lehtë të mpikset gjaku. Është shumë e rëndësishme që të monitoroni nivelin e hekurit vazhdimisht, në mënyrë që të merrni bazën e mjaftueshme të këtij minerali dhe të parandaloni mpiksjen e gjakut apo problemet e tjera.

Çekulibri hormonal: është zakonisht i zakonshëm tek vajzat e reja dhe ndikon në mpiksjen e gjakut gjatë ciklit menstrual. Kjo ndodh për shkak të çekuilibrit të estrogjenit dhe progresteronit, hormonet bazë që rregullojnë ciklin menstrual.

Aborti: nëse jeni në tremujorin e parë, në disa raste edhe të dytë të shtatzanisë mpiksja e gjakut dhe jep shenjat e  kuqërremta apo të verdha mund të sinjalizojë për një abort spontan.

Endometrioza: është një sëmundje e heshtur tek miliona gra. Disa nga shenjat tipike të kësaj sëmundje janë perioda të dhimbshme dhe mpiksje gjaku. Endometrioza ndikon në organet riprodhuese të femrës dhe karakterizohet nga formimi i lezioneve shumë të dendura rreth mitrës apo organeve të tjera të afërta.

Sëmundjet gjinekologjike: sëmundjet inflamatore të pelvikut zakonisht janë të lidhura me dhimbje të mëdha në zonën e legenit dhe mpiksjen e gjakut gjatë menstruacioneve. Prania e baktereve, infeksioneve, cisteve në mitër, tubat fallopiane apo vezore mund të çojë në mpiksje gjaku gjithashtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button