Skandaloze: Vetëm 10 tituj shqiptar promovohen në USHT!

Nga projekti Qeveritar për përkthimin e 1000 titujve të universiteteve me famë botërore, sot në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) në Shkup, u promovuan vetëm 10 tituj! Titujt e përkthyer janë në drejtimet e juridikut, ekonomisë, biokimisë dhe shkencave matematiko – natyrore.

Përderisa deri më tani numri i librave të përkthyera në shqip arrin diku mbi 100, numri i librave të përkthyer në gjuhën maqedonase dita ditës rritet dhe kap shifrën mbi 800 tituj.

Kohë më parë Goran Galevski, zëdhënës në MASH bëri të ditur se librat përkthehen në të njëjtën kohë edhe maqedonisht edhe shqip, kurse numrat e titujve të përkthyer tregojnë tjetër gjë.

Në promovim ishin prezent kryeministri Nikolla Gruevski, rektori Vullnet Ameti, ministri i arsimit Spiro Ristovski dhe zëvendës ministri i arsimit, Safet Neziri. Asnjëri nga ata nuk u ndal të jep deklaratë shtesë për atë pse kaq pak libra janë përkthyer në shqip?

I pari foli Ahmeti i cili tha se deri më tani janë përkthyer mbi 100 tituj në gjuhën shqipe.

“Deri më tani në bashkëpunim me Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit, në Universitetin  tonë janë sjellë mbi  100 tituj që do të shfrytëzohen nga profesorët dhe studentët tanë. Me këtë do të ngritet vlera e punës shkencore tek ne për të ecur përpara”, tha Ahmeti.

Kryeministri Gruevski e vlerëson këtë projekt si të suksesshëm duke cekur se tani profesorët do të kenë në dorë libra të autorëve dhe universiteteve me renome botërore, të cilat nuk kanë pasur rastin ti shfletojnë më herët.

Për më shumë, projekti Qeveritar i cili iu nda Ministrisë së Kulturës për përkthimin e 540 titujve nën emrin “Yjet e literaturës botërore”, do të realizohet vetëm në gjuhën maqedonase. Shqiptarët nuk do të pëfitojnë libra në gjuhën amtare edhe pse janë taksapagues në këtë shtet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button