Ja pse UNITETI injoroi ftesën e Lëvizjes BESA

Ftesa publike për takim publik nga Lëvizja BESA, pa asnjë konsultim paraprak paraqet pengesë për marrëveshjen e shumëpritur nga shqiptarët, arsyetojnë nga UNITETI mungesën në takimin e sotëm, njofton Portalb.mk.

“Ftesa publike nga Lëvizja BESA, për takim publik në vend publik, në fazën përfundimtare të bisedimeve për përmbyllje të koalicionit, pa asnjë konsultim paraprak mes palëve, mund të kuptohet si pengesë për marrëveshjen aq të pritur nga shqiptarët.”thuhet në deklaratën e UNITETIT për media.

Nga UNITETI deklarojnë se janë të befasuar nga ky veprim dhe inkurajojmë partitë të vazhdojnë me përmbylljen e bisedimeve nëpërmjet grupeve të punës dhe sa më shpejtë të publikohet koalicioni.

Ndërsa shtojnë: “UNITETI që nga paraqitja në skenën politike ka luajtur rol në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndër partite opozitare. Së fundmi, grupet e punës nga të gjitha partitë kanë punuar në mënyrë intensive dhe si rrjedhojë janë harmonizuar pothuajse tërësisht platforma e përbashkët dhe parimet tjera të bashkëpunimit.”/Portalb.mk

LEXO: Bilall Kasami: Lëvizja BESA “u doli hakut”, nuk ka më asnjë përgjegjësi ndaj partive tjera opozitare

LEXO: Dështon takimi i krerëve të opozitës shqiptare: Munguan Sela, Ostreni dhe Memedi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button