Gjykata e Hagës ka ulur dënimet për zyrtarët serb

Sot Kolegji i ankesave në Gjykatën e Hagës ka ulur dënimet e dhëna më parë për zyrtarët serbë të shpallur përgjegjës për krime në Kosovë gjatë vitit 1999.

Mediet serbe raportojnë se nga ulja e dënimit kanë përfituar ish zëvendëskryeministri i Jugosllavisë, Nikolla Shainoviq, gjenerali i APJ-së, Vlladimir Llazareviq, dhe gjenerali i policisë Sreten Llukiq. Ndërsa për gjeneralin Nebojsha Pavkoviq u rikonfirmua dënimi me 22 vjet burgim i shkallës së parë. Shainoviqit dënimi i është ulur nga 22 në 18 vite  ndërsa Llazareviqit nga 15 në 14 vite.

Në vitin 2009, të katër zyrtarët serbë janë shpallur fajtor nga Shkalla e Parë e Gjykatës së Hagës, për akuzat e ngritura siç ishte fushata e dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës më  vitin 1999. Autoritetet e Gjykatës së Hagës kishte konstatuar se Kosovën ishin detyruar ta braktisin të paktën 700 mijë shqiptarë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button