VMRO – DPMNE-ja pranon shpërndarjen e Kuvendit me një kusht

“VMRO – DPMNE e përshëndetë vendimin e LSDM-së ta pranojë thirrjen tonë dhe të ndalojë të ikë nga përballja me popullin dhe të dorëzojë kërkesë për shpërndarje të Kuvendit”, thuhet në kumtesën e VMRO – DPMNE-së, njofton  Portalb.

Ata shtojnë se kërkesën e LSDM-së e pranojnë dhe se presin që këtë herë, sipas tyre, Zoran Zaev, të mos ikë nga zgjedhjet.

Megjithatë, në kumtesë shkruhet se VMRO – DPMNE-ja, propozon që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, të caktojë seancë për në 17:00, në të cilën ë pikë të parë do të jetë sjellja e Buxhetit për vitin 2017, ndërkaq në orën 19 të caktohet pika në të cilën do të diskutohet për shpërndarjen e Kuvendit.

“Nëse LSDM është e bindur se do ta fitojë mbështetjen në zgjedhjet e ardhshme, nuk është kontestuese që në seancën e parë të votohet rebalanci i Buxhetit. Mos sjellja e Buxhetit do të ishte një rrezik potencial për futjen e shtetit në krizë financiare, përskaj krizës politike për të cilën po luftojmë që ta tejkalojmë. Me mbështetjen e agjendës që e propozojmë, LSDM, të tregojë se me të vërtetë ka për qëllim që të del në zgjedhje dhe se me të vërtetë është e bitur se shteti më nuk guxon të jetë peng i interesave politike të Zoran Zaevit”, arsyetohen nga VMRO – DPMNE. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button