Ja kur fillon zemra e bebes të rrahë për herë të parë

Të rrahurat e para të zemrës së një bebe fillojnë zakonisht 16 ditë pas ngjizjes, thuhet në studimin e ri.

Deri më tani ishte e ditur se të rrahurat e zemrës fillojnë 21 ditë pas shtatzënisë, por ekipi i British Heart Foundation në Universitetin e Oxfordit ka zbuluar se të rrahurat fillojnë më herët, transmeton gazetaexpress.com.

“Ne jemi duke tentuar që të kuptojmë më mirë se si zhvillohet zemra dhe çka shkakton defektet e saj të cilat krijohen në mitër para lindjes dhe të hulumtojmë riparimin e zemrës”, ka thënë profesori Paul Riley, i cili i priu grupit të hulumtuesve nga Universiteti i Oxfordit.

“Duke gjetur se si fillojnë të rrahurat e zemrës dhe si mund të ndikojnë problemet në zhvillimin e zemrës, ne jemi një hap afër parandalimit të sëmundjeve të saj gjatë shtatzënisë”, ka shtuar ai.

“Ne gjithashtu shpresojmë në krijimin e hulumtimeve të reja për të mësuar se si qelizat e muskulit të zemrës së re mund të ndihmojnë në zëvendësimin e muskujve pas një sulmi të zemrës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button