LSDM dhe LD kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin e shpërndarjes së Kuvendit

Partitë Lidhja Social-Demokratike e Maqedonisë (LSDM) dhe Lidhja Demokratike (LD), sot nëpërmjet konferencës për shtyp, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit ku do të duhej të shqyrtohet shpërndarja e saj, raporton Portalb.mk.

Sipas LSDM-së, nevoja për shpërndarjen e Kuvendit është urgjente.

“Çdo tentim për anulimin e shpërndarjes së Kuvendit, e vlerësojmë si ikje nga zgjedhjet e 11 dhjetorit”, tha kryetari i grupit parlamentar të LSDM-së, Goran Sugareski, duke shtuar se kërkesën e kanë dorëzuar edhe të kryeparlamentari, Trajko Veljanovski.

“Kriza politike në Maqedoni është stërzgjatur dhe po i shkatërron perspektivat dhe zhvillimin e vendim, për këtë arsye janë të domosdoshme zgjedhjet korrekte dhe kredibile”, deklaroi Pavle Trajanov nga LD.

Sipas Marrëveshjes së Përzhinës, katër partitë nënshkruese, VMRO – DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, kanë konstatuar se ka kushte për zgjedhje të parakohshme parlamentare që të mbahen më 11 dhjetor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button