Ku shkuan paratë e zyrtarëve të përfshirë në aferën “Telekom”?

BIRN zbulon se politikanët e përshirë të  Maqedonisë i janë shmangur çfardo lloj hetimi për korrupsion, në lidhje me kontratën e fshehtë, nënshkruar mes qeverisë në Shkup dhe Magyar Telekom-it, partnerit të saj në MakTel, e cila coi në marrëveshjen që u arritë në SHBA, me vlerë prej 95 milion dollarësh.

Artikulli i shkruar nga  Rrjeti i Raportimit Investigativ Ballkanik  (BIRN) tregon se si qytetarët e Maqedonisë paguan çmimin e një marrveshjeje mes qeverisë së tyre dhe partnerit të saj në industrinë e telekomit – një seksion i Deutsche Telekom-it, gjigandit botëror që qëndron pas markës T-Mobile.

Politikanët maqedonas që ishin të përfshirë në marrveshje, mbesin ende të pa-hetuar.

Ndërkohë, firmat e telekomit kanë paguar 95 milion dollarë për mbylljen e padive për korrupsion në Shtetet e Bashkuara”.

“Prokurorët maqedonas nuk duhet ta lejojnë këtë rast të kalojë,” thotë Dragan Malinovski, ish-kryetari i organit kryesor anti-korrupsion të vendit.
“Është e pamundshme të pritet që amerikanët të veprojnë në vendin tonë”, thotë ai.

Pas çdo veprimi ryshfeti qëndron një burim, një motiv dhe një marrës. Prokurorët amerikanë mund të argumentojnë se kanë bërë më shum se gjysmën e punës – gjurmuan kush bëri pagesa korruptive, dhe pse. 

Por, homologët e tyre në gjyqësorin maqedonas duhet që ta zgjidhin çështjen e tretë – ku shkuan paratë.

Prokurorët amerikanë  kanë zbuluar një thesar dëshmish që tregojnë një skemë që dukej se siguronte pagesa korruptive për zyrtarët maqedonas.

Por, asnjë zyrtar qeveritar në Maqedoni nuk është hetuar për rastin, më se pesë vjet pasi agjencitë amerikane filluan hetimet e tyre.

Vetëm katër persona janë akuzuar nga prokurorët në Shkup lidhur me çështjen e telekomit. Të gjithë janë shtetas të huaj. Akuzat kundër njërit përej tyre u rrëzuan kohët e fundit. Tre të mbeturit nuk janë sjellë asnjëherë përpara gjykatës. Akuzat u hodhën më 2008.

“Në këtë shkallë të procedurës, asnjë nga kërkesat ligjore për një mandat ndërkombëtar arresti nuk është plotësuar,” i tha BIRN-it një zëdhënës i Gjykatës Kriminale në Shkup. 

Malinovski, ish-kreu i organit shtetëror anti-korrupsion, thotë se prokurorët e vendit sigurisht që janë në gjendje të zhvillojnë një hetim më të fortë.

“Çështja është se a duan ta bëjnë këtë,” shprehet ai. “Korrupsioni duhet të jetë drejtuar kah disa zyrtarë. Kapja e këtyre zyrtarëve nuk duhet të kërkojnë mandat ndërkombëtar arrestimi”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button