VMRO – DPMNE i bëri thirrje LSDM-së që të dorëzojë kërkesë për shpërndarje të Kuvendit

Partia në pushtet, VMRO – DPMNE, sot i bëri thirrje LSDM-së, që të dorëzojë kërkesë deri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për shpërndarjen e saj, njofton Portalb.

Nga partia thonë se kjo ide u është “inkurajuar nga mbledhja e djeshme nën organizimin e LSDM-së/Sorosit, nga retorika e zbrazët të cilën e dëgjojmë dhjet vjet më pas, por edhe nga dëshira e shumicës së qytetarëve të cilët duan që t’i jepet fundit krizës politike, që LSDM-ja e futi Maqedoninë.

“Nëse LSDM mbledhë guxim, i bëjmë thirrje kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, që ta vendosë në rend dite që të shqyrtohet dhe miratohet. Qytetarët duan që përfundimisht të mbarojë kriza politike që LSDM e futi Maqedoninë”, thonë nga VMRO – DPMNE. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button