KSHZ për afatet e shkurtra: Nuk ka “nëse mundemi”, patjetër ta kryejmë punën me zgjedhjet

Derisa partitë politike këmbëngulin për datën e zgjedhjeve më 11 dhjetor, datën e fundit kur Kuvendi duhet të shpërbëhet është 27 tetori që të mund zgjedhjet e parakohshme për deputetë, sipas Kushtetutës, të mbahen në afat prej 60 ditëve nga dita e shpërbërjes së Kuvendit. Kur do t’i mbarojë mandate i kësaj përbërjeje parlamentare, fillojnë të rrjedhin afatet edhe për organizimin e zgjedhjeve, e cila kalon në duart e Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), shkruan META, transmeton Portalb.mk.

Sipas KSHZ-së, ata nuk janë të përgatitur t’i realizojnë zgjedhjet.

“Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, afatet që janë të caktuara me Kodi zgjedhor shkurtohen për pesë ditë, përveç për kampanjën zgjedhore, e cila patjetër duhet të zgjatë 20 ditë. Tek ne nuk ka “nëse mundemi apo nëse duam”, ne e kemi patjetër ta kryejmë tërë punën e cila qëndron para nesh” tha Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.

Kur kryetari i Kuvendit do t’i nënshkruajë zgjedhjet, rrjedhin edhe afatet deri më 11 dhjetor:

  • Në afat prej tre ditësh nga dita e regjistrimit të zgjedhjeve, KSHZ dorëzon kërkesë deri tek Ministria për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA) për dorëzimin e të dhënave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe komunale;
  • Në afat prej pesë ditëve nga dita e marrjes së kërkesës, MSHIA i dorëzon të dhënat për të punësuarit në administratën shtetërore dhe komunale deri tek KSHZ;
  • Ditën e ardhshme pas ditës së regjistrimit të zgjedhjeve, KSHZ e lëshon listën zgjedhore në këqyrje publike në departamentet dhe zyrat rajonale;
  • Këqyrja publike zgjat 15 ditë;
  • Nga dita e sjelljes së vendimit për regjistrimin e zgjedhjeve, partitë politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor nënshkruajnë kodeksin për zgjedhje fer dhe demokratike;
  • Kampanja zgjedhore fillon më 21 nëntor të vitit 2016, kurse përfundon më 9 dhjetor të vitit 2016 në ora 24:00;
  • Votimi në Republikën e Maqedonisë fillon në ora 7:00 dhe zgjat pa ndërprerje deri në ora 19:00 më 11 dhjetor (e diel) të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button