Gaber – Damjanovska: Shumë edhe nga Evropa

“Sa më pyesni veç e veç. Ja po ju tregoj, Ilievski 106 vota, unë 86. Shumë edhe nga Evropa”, kështu në rrjetin social “Facebook”, ka komentuar gjykatësja Natasha Gaber – Damjanovska, pas lajmit se, kundër-kandidati i saj, Jovan Ilievski i cili është baxhanak i ish drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, është zgjedhur gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, njofton Portalb.

Përndryshe, më parë Komisioni për zgjedhjen e gjykatësve nga Asambleja Parlamentare e Komisionit Evropian, i ka shqyrtuar kandidaturat dhe ka kryer bisedim me tre kandidatët dhe më pas iu dha përparësi Gaber – Damjanovskës, përpara Jovan Ilievskit. Nuk është e ditur se çfarë ka shtyrë deri në përmbysjen e rezultatit.

Për zgjedhjen e gjykatësit të ri, ka reaguar ashpër edhe aktivistja për të drejtat e njeriut Mirjana Najçevska. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button