Reagon aktivistja Najçevska pas zgjedhjes së baxhanakut të Mijallkovit në Gjykatën e Strasburgut

Pasi që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) e zgjodhi, Jovan Ilievskin, baxhanakun e ish drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, për gjykatës të Maqedonisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ashpër ka reaguar profesoresha universitare dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Mirjana Najçevska, njofton Portalb.

“Këshilli i Evropës është i përbërë nga një grup i personave të korruptuar të cilët nuk kanë lidhje me të drejtat e njeriut. Këshilli i Evropës, me zgjedhjen e Jovan Ilievski për gjykatës në Gjykatën e Strasburgut, tregoi se e përkrahë pushtetin fashist në Republikën e Maqedonisë. Sikur të ishte kandidati i vetëm, nuk do të duhej të votohet, ndërkaq në krahasim me Natashën… “, shkruan në profilin e saj të rrjetit social “Facebook”, Najçevska.

Ajo thotë më, nuk ka besim në këtë Gjykatë, pasi që sipas saj, është i përbërë nga njerëz të cilët nuk do të gjykojnë në bazë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Dhe unë definitivisht, nuk kam besim në këtë Gjykatë. Nuk kam besim se është i përbërë nga njerëzit të cilët do të gjykojnë në bazë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Vendim i turpshëm dhe i mjerë i Këshillit Evropian, e cila do të ketë ndikim të gjerë dhe pasoja jo vetëm ndaj Maqedonisë, por ndaj secilit rast të ardhshëm i cili do të vijë përpara Gjykatës, ndërkaq do të zgjidhet me ryshfet. Ky ishte vendi ku është kërkuar vendim konkret i shteteve evropiane që të tregojnë se kë e përmbajnë në këtë shtet. Jo shitje të fluskave, jo mbajtje leksione, jo mbajtje ligjërata. Duheshe të zgjedhin, dhe zgjodhën. Qartë e përmbajtën mafien, t’u vijë turp”, shkruan Najçevska. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button