Bardhi: Zoti i ndihmon ata që kanë shpirt të mirë e që me ngulm luftojnë

Reprezentacioni i Maqedonisë U21 e bëri ëndrrën realitet dhe duke u kualifikuar si e para në grup për ndeshjet finale të Kampionatit Evropian “Poloni 2017”.

Protagonisti i golit të dytë Enis Bardhi ka bërë një paraqitje të shkëlqyer. Edhe pse i lënduar, mesfushori i ri ishte ndër më të mirët në fushë. Ai, si të gjithë lojtarët e tjerë janë shprehur të jetë të lumtur nga suksesi historik.

“Unë kurrë në jetën time nuk kam pasur emocione të tilla. Këtë asnjëherë një jetën time se kam ndjerë, unë edhe më herë kam thënë se kjo gjeneratë e re ka shumë lojtarë cilësor.

Me këta lojtarë dhe me këtë trajner kemi gjithçka që na duhet, dhe Zoti iu ndihmon atyre që kanë shpirt të mirë dhe që me ngulm luftojnë. Do të shkojmë më tej, në radhë vjen Evropiani në Poloni, por as atje nuk do të dorëzohemi pa marr parasysh se ndaj kujt do të luajmë”, tha Enis Bardhi pas fitores.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje paraqitje të shkëlqyer bëri edhe mbrojtësi i KF Shkëndija, Besir Demiri.

Përpos Maqedonisë tashmë vizën për në Poloni kanë siguruar edhe Çekia, Danimarka, Anglia, Gjermania, Italia, Portugalia, Sllovakia dhe Suedia./Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button