Vazhdon bojkoti i shqiptarëve të shkollës së kimisë

Kanë hyrë në ditën e katërt të bojkotit të mësimit nxënësit shqiptarë të shkollës së mesme të kimisë në Shkup, ‘Marija Kiri Skllodovska’.

Kërkesat e tyre vazhdojnë të hasin në vesh të shurdhër, drejtori nuk ndien fare, madje as nuk e hap telefonin për tu pronocuar.

Nxënësit dhe prindërit thonë se do të bojkotojnë mësimin derisa nuk kthehen profesorët shqiptarë dhe nuk plotësohen kërkesat e parashtruara ditë më parë tek udhëheqësi i shkollës.

‘Protestat vazhdojnë, ne jemi në pritje, kërkesa e prndërve ende nuk ka marrë përgjigje, kërkojmë të ketë një përgjegjës shqiptarë, të ketë një laborant shqiptarë që do të kujdeset për laboratorinë pasi është vetëm një maqedon, pastaj sa herë që ka pasur ndonjë incident jashtë shkollës apo në autobusë, policia ka marrë nxënësit shqiptarë pa lejen e prindërve, dhe kjo të mos ndodh më! Fëmijët tanë janë të vetmit që nuk kanë libra profesionale shqip, edhe pse të njejtat ekzistojnë, por janë dërguar nëpër shkolla tjera e këtu jo…’ këto ishin disa nga kërkesat ka thënë Zadin Musliu, nga Këshilli i prindërve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button