LG Flex vjen në Evropë në fund të muajit

Prodhuesi korean i telefonave të mençur LG, ka paralajmëruar se telefoni i mençur me ekran të lakueshëm që quhet Flex, do të jetë i disponueshëm edhe në tregun evropian.

Ky është telefoni i vetëm i mençur i paralajmëruar dhjetorin e kaluar, ndërsa ekrani i lakueshëm do ti duhej ti mundësonte telefonit të përcjell konturat e fytyrës së përdoruesit.

Përkrah ekranit të lakueshëm, telefoni i mençur posedon edhe pjesën e pasme e cila është në gjendje që vetë të ‘shërohet’ nga gërvishtjet e lehta.

Kur është fjala për performansa, LG Flex posedon procesor Snapdragon 800 me 2.26 GHz, 2GB Ram dhe memorie të brendshme me 32GB si dhe baterinë prej 3.500 mAh.

Aty është edhe ekrani prej 6 inç HD OLED me rezolucion 1.280 x 720 pikselë dhe kamerë prej 13 megapikselë. Përkrah versionit amerikan edhe ai evropian do të funksionoi në sistemin operativ Android 4.2.2 Jelly Bean.

LG Flex do të jetë i disponueshëm në tregun evropian më 31 janar, dhe ndër vendet që është paralajmëruar janë Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Suedia dhe Austria.

Lajme të ngjashme

Back to top button