fbpx

Uria rrezikon të përfshijë Haitin

Presidenti i përkohshëm i Hatitit, Jocelerme Privert, tha se vendi i tij rrezikon të futet në “uri të vërtetë” pas “shkatërrimit apokaliptik” që ka shkaktuar uragani Matthew.

Ai paralajmëroi se uria mund të përhapet brenda tre ose katër muajsh, nëse situata nuk menaxhohet siç duhet, shkruan REL.

Komentet e tij vijnë pasi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka bërë thirrje për “reagim masiv” për të ndihmuar Haitin.

Uragani Matthew, i kategorisë katër, ka goditur Haitin javën e kaluar, duke shkaktuar vdekjen e rreth 900 njerëzve.

Stuhia ka shkatërruar qytete dhe fshatra, përfshirë dhjetëra-mijëra shtëpi, të korra dhe rezerva ushqimore.

Privert tha se humbja është “e habitshme” dhe se ushqimet, uji dhe barnat janë menjëherë të nevojshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button