Mbi 15 mijë emigrantë në ishujt e Greqisë

Për herë të parë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për rikthimin e refugjatëve të arritur në mars të vitit 2016 midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), numri i emigrantëve në ishujt grekë është më i madh se 15,000, raporton Anadolu Agency (AA).Sipas të dhënave zyrtare nga institucionet greke, në 24 orët e fundit në ishujt e Greqisë kanë arritur 143 emigrantë, ku numri i përgjithshëm i tyre u rrit në 15,067.

Në ishujt grekë Lesbos, Kios, Kos, Samos dhe Leros ndodhen më shumë se 14.000 emigrantë, ndërsa kapacitetet e akomodimit mund të pranojnë gati gjysmën e numrit të refugjatëve.

Që nga fillimi i tetorit në ishuj kanë arritur 1.232 emigrantë, që paraqet një numër më të lartë në krahasim me muajt e mëparshëm.

Në mbledhjen e kabinetit të javës së kaluar, u vendos që një pjesë e refugjatëve nga ishulli Lesbos të transferohet, por ende nuk janë marrë hapa konkrete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button