fbpx

Zelanda e Re ulë numrin e migrantëve të pranuar

Në dy vitet e ardhshme Zelanda e Re do të ulë nga 100 mijë në 95 mijë numrin e migrantëve të pranuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Emigracionit në faqen e saj të internetit publikoi informacionin lidhur me numrin e migrantëve të cilët do të pranohen në vend dhe rregullat në lidhje me aplikimet për viza të përhershme.

Kështu që numri i migrantëve të cilët pranohen në vend çdo vit në dy vitet e ardhshme do të ulet nga 100 mijë në 95 mijë.

Gjithashtu edhe në kategorinë e familjeve numri i personave të cilët do të hyjnë në Zelandën e Re, do të zvogëlohet nga 5.500 në vit në 2.000. Ndërsa aplikimet për bashkim familjar do të ndalohen përkohësisht.

Po ashtu edhe gjendja e migrantëve të kualifikuar të cilët dëshirojnë të qëndrojnë në Zelandën e Re u ndryshua. Tashmë këta persona, në aplikimet e vizave duhet të fitojnë 160 pikë në vend të 140 pikëve.

Ministri i Emigracionit të Zelandës së Re, Michael Woodhouse tha se arsyeja për përcaktimin e rregullave të reja, buron nga ajo se ka rritje në numrin e migrantëve të cilët dëshirojnë të mbeten në vend.

Nga ana tjetër, lideri opozitar i Partisë së Punës, Andrew Little, zbritjen e pranimit të migrantëve dhe rregullat e reja të qeverisë së Zelandës së Re, i karakterizoi si “një kthesë e madhe ‘U'”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button