Importi i Turqisë në energji do të ulet me 10 miliardë dollarë

Për shkak të rënies së çmimit të naftës bruto në tregun global, Turqia do të paguajë 10 miliardë e 300 milionë dollarë më pak për importin e energjisë në fund të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA ka mbledhur, mësohet se nga programi afatmesëm i cili nënkupton periudhën 2017-2019, Turqia vitin e kaluar ka paguar 37 miliardë e 800 milionë dollarë për importin në fushën e energjisë.

Sipas programit deficiti tretar vitin e ardhshëm synohet të jetë 4.2 për qind i të ardhurave bruto. Ndërkohë për uljen e tij parashikohen masa në uljen e importeve në fushën e energjisë dhe rregullime në të ardhurat e shërbimeve të cilat këtë vit ishin të ulta.

Ulja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare do të bëjë që Turqia në fund të këtij viti të paguaj një faturë 10 miliardë e 300 milionë dollarë më pak në importet e energjisë, duke e çuar vlerën totale të importeve të energjisë në 27 miliardë e 500 milionë dollarë. Kjo shifër vitin e ardhshëm parashikohet të jetë rreth 32 miliardë dollarë për shkak të përmirësimit të aktiviteteve ekonomike si dhe rritjes së çmimeve të naftës. İmporti në fushën e energjisë në vitin 2018 parashikohet të jetë 37 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2019 kjo shifër parashikohet të shkojë në 41.3 miliardë dollarë.

Çmimi i naftës bruto i tipit Brent parashikohet që në vitin 2017 të jetë 50.7 dollarë për fuçi, në vitin 2018, 53.5 dollarë, ndërsa në vitin 2019 pritet të jetë 55.6 dollarë për fuçi.

– Rritet rëndësia e burimeve alternative vendase të energjisë
Në programin afatmesëm parashikohen mesa shtesë për rritjen e burimeve alternative dhe vendase në fushën e energjisë. Turqia synon të rrisë investimet në prodhimin e energjisë dhe sigurisë së energjisë. Për këtë arsye duket se investimet në fushën e energjisë nukleare do të rriten.

Programi parashikon gjithashtu rritjen e kapaciteteve për prodhimin e makinerive dhe pajisjeve në vend, të cilat përdoren në prodhimin e energjisë alternative, si dhe forcimin e linjave të interkonjeksioneve me vendet fqinje.

Kërkimet për përdorimin e burimeve vendase të prodhimit të energjisë nga qymyri dhe energjisë termale do të jenë një tjetër synim i programit afatmesëm të Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button