Erdogan: Duhet të punojmë së bashku për ndërprerjen e luftimeve në Siri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur sot një fjalim në Kongresin e 23-të Botëror të Energjisë ku Anadolu Agency (AA) është partnere globale e komunikimit.

Në fjalimin e tij Erdoğan ka thënë se gazin të cilin momentalisht e marrin nga Rusia përmes Ballkanit, duan ta marrin direkt përmes Detit të Zi.

“Puna për finalizimin e fillimit të projektit ‘Rrjedha Turke’ i cili do të mundësojë të marrim gazin drejtpërdrejt nga Rusia është duke vazhduar. Nga ana tjetër kërkimet për burime të reja në jug të Mesdheut janë duke vazhduar. Kërkimet e fundit kanë treguar që rruga më e sigurt dhe më e mirë ekonomike për këtë gaz është Turqia. Jemi duke punuar dhe investuar për kthimin e Turqisë në një qendër të energjisë dhe tregtisë së saj. Në fund të këtij viti dhe gjatë vitit 2017 do të hidhen hapa shumë të rëndësishëm. Në këtë mënyrë do të hedhim edhe një hap tjetër për të qenë të sigurt në fushën e energjisë për rajonin dhe shtete fqinje” tha Presidenti Erdoğan në fjalën e tij.

Turqia në fushën e energjisë është plotësisht e varur nga jashtë ka thënë Presidenti Erdoğan dhe më pas ka shtuar: “Turqia në 14 vitet e fundit ka treguar një performancë të mirë rritjeje në krahasim me vendet e botës. Kjo gjë ka bërë që kërkesa për energji të rritet 6 deri në 8 për qind në vit. Krahas sigurimit të energjisë ne po punojmë edhe për sigurinë e energjitikës si dhe shumëfishimin e burimeve energjitike në vend.”

“1.1 miliardë njerëz pa energji elektrike”

Duke theksuar se pa energji nuk do të mund të flitet për një rimëkëmbje apo rritje ekonomike, Presidenti Erdoğan në vijim ka thënë: ”Në të gjithë botën rreth 1.1 miliardë njerëz jetojnë pa energji elektrike. 650 milionë prej tyre janë në vendet e Afrikës së Saharasë së Poshtme. Ndërkohë që pjesa veriore e botës është e pasur, pjesa jugore nuk mund të ketë as nevojat elementare. Për shkak të nevojave imediate të rajonit kemi filluar punën tonë në këtë drejtim.”

”Turqia ka potencial të lartë investimi”

Presidenti Erdoğan tha se Turqia është një potencial i lartë në fushën e energjisë. ”Për këtë arsye ftojmë të gjithë firmat energjitike të vijnë dhe të investojnë në Turqi. Ai që beson Turqisë dhe investon këtu nuk zhgënjehet dhe nuk do të zhgënjehet kurrë”, tha ai në fjalën e tij.

Projekti për energji nukleare

Duke theksuar se një nga fushat që Turqia i kushton shumë rëndësi është edhe ajo e energjisë nukleare, Presidenti Erdoğan ka theksuar: ”Kemi firmosur një marrëveshje me Rusinë në vitin 2010 për ndërtimin e Centralit të Energjisë Nukleare Akkuyu. Kemi bërë një marrëveshje edhe me Japoninë për ndërtimin e Centralit të Energjisë Nukleare Sinop, në brigjet e Detit të Zi. Tani jemi në kërkime dhe studime për një marrëveshje për centralin e tretë në këtë fushë. Pasi ne kemi nevojë shumë për një potencial të energjisë së këtij lloji në të ardhmen. Një nga synimet tona është që të kemi 10 për qind të energjisë së shpenzuar nga centralet e energjisë nukleare.”

”Duhet të punojmë së bashku për ndërprerjen e luftimeve në Siri”

”Ejani të punojmë të gjithë së bashku për një paqe në Irak, Siri dhe Lindje të Mesme. Një fëmijë i Halepit i cili duhet të shohë në horizont shpresë, sheh vetëm helikopterë dhe avionë që e bombardojnë. Një fëmijë në Musul duhet të shprehë shpresa dhe dëshira për një të ardhme të lirë, por një fëmijë atje aktualisht shikon vetëm zullumin e organizatës terroriste DAESH. Për këtë arsye ne themi që të punojmë të gjithë së bashku për ndalimin e luftimeve dhe dërgimin e ndihmave humanitare për të gjithë ata që kanë nevojë në Siri. Të shpëtojmë Musulin edhe nga kërcënimi i DAESH-it, por edhe nga kërcënimi i luftës medh’hebike. Ashtu sikurse është edhe tema e këtij kongresi: Ejani të punojmë të gjithë së bashku duke përdorur të gjitha mundësitë tona për të sjell paqe. Ejani të përqafojmë të gjithë së bashku horizontet të reja.”

”Shprsoj që qëndrimi fisnik i juaj bëhet shembull për dikë”

Duke vënë theksin tek pjesëmarrja e lartë në këtë kongres pas tentativës së FETÖ-s për grusht shteti, Presidenti Erdoğan tha: ”Ardhja juaj këtu 3 muaj pas tentativës së organizatës terroriste FETÖ për grusht shteti u bë mbështetjeje për popullin, vendin dhe demokracinë tonë. Për këtë arsye ju falënderoj në emër të popullit tim. Shpresoj që ky qëndrim fisnik i juaj të bëhet shembull për disa të cilët shfrytëzojnë rastin dhe mundohen të na japin mësime demokracie dhe të drejtave të njeriut.”

Presidenti Erdoğan duke i’u referuar luftës së Turqisë kundër organizatave terroriste vuri në dukje se ky vend lufton për të ardhmen e vendit, qetësinë, paqen dhe sigurinë e fushës së energjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button