Zaev në Vjenë: Zgjedhjet më 11 dhjetor janë referendum për Maqedoninë

“Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në Institutin e njohur Evropian, Forumin për Dialog Ndërkombëtar Bruno Krajski në Vjenë, mbrëmë ka mbajtur ligjëratë me temë “Maqedonia në udhëkryq”, në të cilën kanë marrë pjesë mbi 120 figura të shquara, politikanë, diplomatë, në mesin e të cilëve ishte edhe ndërmjetësuesi gjerman për krizën politike në Maqedoni, Johanes Hajndëll”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, njofton Portalb.

“Po shënojmë 75 vjetorin e luftës maqedonase antifashiste. Pas gjithë këtyre viteve, ne përsëri jemi në luftë, tani pak më ndryshe se atëherë. Kjo luftë është vizion”, tha lideri i LSDM-së, Zaev, duke shtuar se pushteti aktual e largon vendin nga rruga e vërtetë, nga ajo për të cilën luftojnë qytetarët e Maqedonisë.

Zaev ka folur gjithashtu edhe për krizën politike në Maqedoni dhe shprehi optimizëm se në vend mund të ketë zgjedhje korrekte dhe të lira më 11 dhjetor.

“Zgjedhjet korrekte dhe të lira do ta shprehin vullnetin e qytetarëve dhe sundimin e ligjit, këto janë hapa të patjetërsueshëm që Maqedonia të lëvizë përpara. Maqedonia nuk mundet të jetë e sigurt pa vlerat demokratike, të cilat janë baza të vlerave evropiane të cilat do ta garantojnë stabilitetin gjeopolitik. Zgjedhjet më 11 dhjetor janë referendum për Maqedoninë. Këto zgjedhje janë mundësia jonë që të tregojmë se edhe për skaj, skandalit të Gruevskit me përgjimet, gjë që i hapi çështjet fondamentale për atë se a është i gatshëm vendi jonë për Evropë, megjithatë, ardhmëria e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj është në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha Zaev. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button