Idrizi: Letra e Kotzias, shkelje flagrante

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e cilëson flagrante, kërcënuese dhe shkelje të të drejtave të njeriut gjuhën e përdorur nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ndaj Komisionerit të Zgjerimit, Johannes Hahn për çështjen çame.

“Jam i bindur që komisioneri nuk ka as nevojë dhe as pritshmëri që ne të shkruajmë kundërpërgjigje për shkresa të tilla, të denja për një pasardhës të Napoleon Zervës dhe jo të një ministri shteti anëtar të BE-së. Por “Unë jam shqiptar i Çamërisë dhe jam Europian”, ndaj kam detyrimin t’i përgjigjem arrogancës dhe arbitraritetit të fqinjit tim, që vazhdon të lajë duart e gjakosura nga krimi i Makbethit”, thotë Idrizi.

Kreu i PDIU i drejton disa pyetje diplomatit grek.

“Nuk njihni çështjen çame?! Cilin kapitull nuk njihni?! Atë të shpërnguljes me dhunë, të heqjes së nënshtetësisë, prerjes së rrënjëve të një breznie të tërë populate çame?! A e dini që unë sot nuk kam të njëjtën shtetësi me gjyshin tim, nuk kam shtëpinë dhe tokën e babës sim dhe kjo është shkelje flagrante e të drejtave të individit”, thotë atë.

Idrizi thotë se bërja publike e letrës që Kotzias dërguar Komisionerit Hahn një ditë para vizitës së Ilir Metës në Athinë, e kishte një qëllim.

“Për të kompleksuar vizitën. Unë uroj dhe jam besimplotë që z. Meta, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, së bashku me delegacionin shumë ngjyrësh që e shoqëron të mbajë qëndrime të qarta për çështjen çame si detyrim i Rezolutës së Parlamentit të Shqipërisë dhe në vijimësi të qëndrimit të tij në Athinë në vitin 2001 në cilësinë e Kryeministrit”, mbyll reagimin e tij Idrizi, transmeton Top Channel .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button