“Ujku i vërtetë”: U djersita kur e pashë filmin

“Për herë të parë filmin e kam parë me bashkëshorten time dhe të them të drejtën, të dy mbetëm pa fjalë”, ka treguar Belfort, rolin e të cilit e interpreton aktori i famshëm Leonardo Di Caprio.

Protagonisti, i cili ka kaluar 22 muaj në burg për mashtrime me taksat, e ka lavdëruar Leonardo Di Caprion dhe të gjithë pjesën tjetër të ekipit që kanë marrë pjesë në filmin me regji të Martin Scorsese.

“Kam hequr dorë nga mënyra e vjetër e jetesës. Shkrimi i librit për mua ishte një përvojë purgative, mirëpo kur e pashë në ekranin e madh u djersita, sidomos në momentet kur merrej kokaina”, ka thënë Belfort për CNN.

Di Caprio ka kaluar mbi 100 orë me Belfortin për t’u përgatitur dhe përshtatur për rolin, ndërsa performanca e tij duket se ka qenë e shkëlqyer e cila ka bërë që të nominohet edhe për çmimin Oskar, për aktorin më të mirë në rol kryesor.

Ndërsa Margot Robbie e njohur në vendlindjen e saj Australi dhe shumë pak jashtë saj me disa filma të tjerë të dorës së dytë, papritmas përballet me tapetin e kuq të Hollivudit dhe një famë të menjëhershme, pas rolit të saj të shkëlqyer si bashkëshortja e Leonardo di Caprios në “The Wolf of Wall Street”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button