ASHAM 49-vjetorin e shënoi me konferencë për gjendjen në arsimin e lartë dhe shkencë

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë sot e shënoi 49 -vjetorin e themelimit. Kryetari i saj Taki Fiti në ekspozenë e titulluar “Viti i përvojave të hidhura dhe shpresës” theksoi se viti 2016 dhe viti i kaluar 2015 do të mbahen në mend si vite mjaft të rënda, me tensione dhe sfida, por edhe me pritje, siç tha, vendi ta tejkalojë krizën serioze, raporton MIA.

“Problemet para së cilave është drejtuar Republika e Maqedonisë nuk do të zgjidhen brenda natës. Ne presim organizim të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike dhe formimin e qeverisë politike me kapacitet të plotë të vendosjes, si dhe hyrje dhe supozim të rëndësishëm për zgjidhjen e krizës. Megjithatë, siç kemi theksuar më shumë herë deri më tani, problemet të cilat tani janë në fokus të realitetit tonë do të kërkojnë reforma të mëdha, shumë njohuri, energji dhe vullnet politik për tejkalimin e tyre. Anëtarët e ASHAM, në bashkëpunim me potencialin shekncor të vendit dhe me ekspertët qeveritarë, me përkushtim do të punojnë për tejkalimin e sfidave të hapura me të cilat është ballfaquar shoqëria”, theksoi Fiti.

Për të kontribuuar në realizimin e këtyre qëllimeve, ASHAM sot organizoi konferencë shkencore me temë “Gjendjet dhe perspektivat e shkencës dhe arsimit të lartë në shekullin 21” pasi që, siç kumtoi kryetari i Akademisë, pikërisht kjo sferë në mënyrë dominuese e anticipoi të ardhmen e shoqërisë së Maqedonisë dhe perspektivat e saj afatgjate.

Në këtë kontekst është publikuar edhe Studim për gjendjet dhe sfidat e hapura në sferën e arsimit të lartë dhe shkencës, nga akademiku Vllado Kambovski, drejtues i Qendrës së ASHAM për hulumtime strategjike. Sipas Kambovskit, problemet në arsimin e lartë, shkencë, inovacione dhe zhvillim janë rezultat i realizimit jokonsekuent të Procesit të Bolonjës i cili, siç tha, është realizuar vetëm në disa elemente.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button