Kuvendi nuk shpërndahet, i pret Buxhetin dhe Hanin

Pasi që Kuvendi edhe zyrtarisht ka caktuar seancë plenare për të enjten (13 tetor), është e qartë se deputetët nuk do ta shpërndajnë të mërkurën (12 tetor), njofton Portalb.

Përndryshe, ashtu siç shkruajtën mediat më parë, arsyeja e parë është se debati kuvendor për Buxhetin e vitit 2017, ende nuk është i përfunduar. Dokumenti, ende po shqyrtohet në komisionet kuvendore, ndërkaq më pas duhet edhe një herë të shkojë në seancë të Qeverisë, që të vendoset në rend dite në seancë plenare, në të cilën do të duhet të shqyrtohet më së paku 5 ditë.

Shpërndarja e Kuvendit, sipas të gjitha gjasave e pret edhe ardhjen e eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Jan, i cili do ta vizitojë Maqedoninë, të premten më 14 tetor, transmeton Portalb.

Sipas paralajmërimeve për vizitën e Hanit, ai do të vijë pas vendimit të shumicës parlamentare që të mos i votojë kërkesat e Prokurorisë Speciale, për ndryshimet në ligjin për Prokurorinë Speciale, gjegjësisht vazhdimin e afatit për hetime, por edhe për ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Eurokomesari, i cili ka ndërmjetësuar për nënshkrimin e Marrëveshjes së Përzhinës, gjatë kohës së vizitës pritet që të diskutojë edhe për obstruksionet që i bëhen Prokurorisë Speciale, përgatitjet për zgjedhjet dhe për shpërndarjen e Kuvendit.

Për t’u shpërndarë Parlamenti, gjithashtu duhet që ndonjë deputet ose grup deputetësh të dorëzojnë iniciativë për shpërndarje, që të mundet kryetari i Kuvendit, ta vendosë në rend dite. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button