Padi kundër FIFA-s për shkak të abuzimit të punonjësve që ndërtojnë stadiumet në Katar

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) po përballet me procedurat ligjore në gjykatat zvicerane për bashkëpunim të dyshuar në abuzim të punëtorëve emigrantë në Katar në prag të Kupës së Botës në vitin 2022, raporton Anadolu Agency (AA).

Këtë informacion sot e publikoi gazeta britanike “The Guardian”, duke iu referuar procedurës gjyqësore të Nadim Sharaful Alam, punonjës nga Bangladeshi që ka punuar në Katar.

FIFA në vitin 2010 zgjodhi Katarin për organizimin e Kupës së Botës në vitin 2022. Që atëherë, shteti i Gjirit nisi një ndërtim masiv të stadiumeve dhe objekteve të tjera për garën e futbollit.

Organizata Amnesty International (AI) kritikoi disa herë autoritetet e Katarit për mosrespektimin e të drejtave të punëtorëve të huaj në Katar, i cili aktualisht ka 1.7 milionë.

Nga FIFA disa herë theksuan se “nuk kanë përgjegjësi për problemet më të gjera shoqërore” në vendet pritëse të Kupës së Botës.

Edhe Human Rights Watch (HRW) shprehu shqetësimin në lidhje me trajtimin e punëtorëve të huaj të ndërtimit në Katar dhe i bëri thirrje vendit për të ndryshuar ligjet e punës.

Shumica e punëtorëve të huaj në industrinë e ndërtimit në Katar vijnë nga vendet e varfra të Azisë Jugore, duke përfshirë Indinë, Bangladeshin dhe Nepalin.

Sipas raportit të Human Rights Watch, shumë prej tyre vijnë pas premtimeve të rreme të kompanive për paga të larta dhe kushte të mira për ta, dhe kur ata fillojnë të punojnë, punëdhënësi u merr pasaportat duke i detyruar të punojnë në kushte të këqija të punës.

Vetëm në stadiumin gjigand në ndërtim e sipër “Khalifa International” në Doha në ditë punojnë rreth 3.200 punëtorë.

“Ligji i Katarit mbi punën kërkon që pagat duhet të paguhet në kohë, dhe se akomodimi duhet të ketë të paktën një standard minimal të jetesës. Megjithatë, shumica e kompanive nuk janë në përputhje me këtë rregullore”, thuhet në raportin e HRW-së.

Sipas disa analizave, Kupa e Botës në Katar do të kushtojë 175 miliardë euro, që është 60 herë më shumë se Kupa e Botës e mbajtur në vitin 2010 në Afrikën e Jugut.

Përndryshe, mbi të drejtat e cenuara të punonjësve të cilët punojnë në stadiumet në Katar, gazeta “The Guardian” ka shkruar edhe në më herët në vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button