Seedorf dëshiron Xhemailin te Milani

Sipas asaj që shkruan portali “4-4-2.com”, Blerim Xhemaili është një prej objektivave të merkatos për trajnerin e ri të Milan Clarence Seedorf.
Forma e mirë fizike dhe dinamika në lojë e 27-vjeçarit nga Tetova i ka pëlqyer shumë teknikut hollandez, i cili do të ishte shumë mirë i përdorshëm në qëndër të mesfushës kuqezi.

Këtë sezon, Xhemaili ka luajtur 15 ndeshje në Serie (shkak edhe të dy dëmtimeve) dhe ka realizuar 4 gola. Por ashtu siç ndodh edhe në kombëtaren e Zvicrës, i duhet të luftojë me Gokhan Inler dhe Valon Behramin për një vend në formacionin titullar.

Blerim Xhemaili ka një kontratë deri në vitin 2015 me Napolin dhe në drejtim të tij ka ardhur edhe një ofertë nga Fiorentina por që nuk është pranuar nga klubi axurr.

Në listën e dëshirave të Rafa Benitez ka 4 mesfushorë: Alex Song (Barcelona), Yann M’Vila (Rubin Kazan) dhe Ralf (Corinthians). Nëse ndonje prej tyre do të mbërrinte atëherë Milani do ta kishte më të lehtë transferimin e shqiptarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button