De Biasi: Ndeshja me Spanjën nuk ka përfunduar ashtu siç e prisja

Pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Spanjë me rezultatin 0-2, është mbajtur konferenca për mediat e trajnerit të kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi dhe trajnerit të kombëtares spanjolle, Julen Lopetegui, raporton Anadolu Agency (AA).
De Biasi  u shpreh se ndeshja nuk ka përfunduar ashtu siç ai e priste.
“Nuk jam surprizuar nga Spanja. Jemi përpjekur të mbyllim të gjitha hapësirat, por e dinim që luanim përballë Spanjës. Për këtë arsye erdhën dhe golat. Kur pashë mbrojtjen e Spanjës me 3 persona nuk u habita. Kur luan me një skuadër të një niveli të tillë çdo gjë është e mundur. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në mbrojtje” ka shtuar trajneri, De Biasi.
Trajneri i kombëtares spanjolle, Julen Lopetegui, u shpreh se është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në Shqipëri.
“Shqipëria është një skuadër që di të mbrojë mirë dhe di të shënojë. Arritja jonë ishte që të ndalojmë Shqipërinë që të dalë në sulm pasi është një skuadër që në pak sulme di të bëjë shumë. Bëmë më të mirën dhe më pas arritëm edhe të shënojmë golat që na nevojiteshin” theksoi ai.
Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e tretë e Shqipërisë për Grupin G, pas fitoreve ndaj Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit.  Shqipëria ndeshet në grupin G në këto eleminatore me skuadra si Spanja, Italia, Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtajni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button