Italia fiton ndaj Maqedonisë në kohën shtesë

Edhe një disfatë e pamerituar e reprezentacionit të Maqedonisë në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018:, kësaj radhe ishte Italia që e ka fituar dramën në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup me rezultat 2:3.

Futbollistët e Venturës e filluan më mirë takimin duke shënuar me anë të Belottit në minutën e 24’ dhe kështu të gjithë menduan se do të jetë një fitore e lehtë e italianëve.

Por me të filluar pjesa e dytë, Maqedonia ishte ajo që dominoi duke shënuar dy gola të shpejtë në minutën e 57’ nëpërmjet Nestorovskit dhe në minutën e 59’ nëpërmjet Ferhan Hasanit. Por kur të gjithë pritnin që ndeshja të përfundojë pa fitues, ishin të kobshme minutat shtesë, pasi Italia riktheu epërsinë për të marrë fitoren ne dy gola Immobiles për 2:3.

Tani në tabelën e klasifikimit Spanja është e para me shtatë pikë, aq sa ka edhe Italia, Shqipëria e treta me gjashtë pikë së bashku me Izraelin, ndërsa pa pikë pozitën 5 dhe 6 e ndajnë Maqedonia dhe Lihteshtajni. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button