Georgievski: Edhe nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme sërish do të jenë jo të drejta

Lideri i VMRO Partisë popullore Lupço Georgievski pret që nëse ka zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale, ato të jenë jo të drejta.

Ai shtoi se do të jetë një hap pozitiv nëse të gjitha partitë nënshkruajnë deklaracion, së bashku me kandidatët presidencial, se nëse fitojnë mandat do ta zgjidhin problemin me emrin. Në të kundërtën vlerson Gruevski zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë të nevojshme. 

Sipas tij, shtypjet dhe kërcënimet do të vazhdojnë, sepse ky grup funksionon mirë dhe rëndë mund të shpartallohet.

“ Absolutisht nuk pres që të jenë jo të drejta, pa marr parasysh se çfarë ligje do të sjellin  sepse qeveria ka rregulloren e vet. Diku shkon me kërcënime, diku me blerje, diku me shtypje, ky grup funksion mirë dhe është shumë rëndë të shpartallohet edhe në këto zgjedhje”, tha Gruevski.

Ai shtoi se zgjedhjet e parakohshme nuk do të sjellin diçka të re.

Lajme të ngjashme

Back to top button