Shefqet Krasniqi i uron punë të mbarë Mimoza Kusari -Lila

Shefqet Krasniqi, hoxha i xhamisë së madhe në Prishtinë, ka ndërmarrë një ofensivë takimesh me personalitete të ndryshme. Ai realizoi takim edhe me kryetaren e sapozgjedhur të Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila.

Krasniqi i uroi zgjedhjen e saj në krye të komunës duke i dëshiruar suksese dhe punë të mbarë. 

Po ashtu dhe kryetarja, Kusari-Lila, i shprehu mirëseardhje, dhe nga ana e saj shfaqi respektin dhe konsideratën për të duke e falënderuar për këtë vizitë inkurajuese.

Ndër të tjera hoxha i dha mbështetjen dhe e inkurajoi për tejkalimin e sfidave dhe problemeve në menaxhimin e komunës duke lutur Allahun Fuqiplotë për t’i dhuruar shëndet e suksese në mbarëvajtjen e punëve. Në këtë frymë hoxha i dhuroi asaj disa nga titujt e librave të tij.

Ditë më parë Krasniqi u takua me akademik Rexhep Qose dhe kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Lajme të ngjashme

Back to top button