Ja pse do të protestojnë të hënën kandidatët për policë

34 policëve që nuk u pranuan në konkursin e parafundit, do t’ju shtohen edhe 54 tjerë, për të cilën Ministria e Financave nuk ka aprovuar buxhet. Në konkursin e fundit, konkursin e kaluan gjithsej 654 kandidatë, prej të cilëve 600 do të punësohen. Në atë të parafundit, 434 kandidatë përfunduan kursin, por buxhet kishte për 400. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se MPB ka nevojë për këta policë, por fjalën e fundit e ka Ministria e Financave, transmeton televizioni 21.

“Unë vitin e kaluar kam kërkuar nga Ministria e Financave që të punësohen këta policë, sepse e kanë kaluar testin, kurse MPB-së i duhen policë të ri. Mendoj që Ministria e Financave duhet të ketë mirëkuptim dhe të jap pëlqimin për këta policë”, u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Sipas Spasovskit, MPB me pranimin e këtyre kandidateve do të fitojë në kualitet, sepse ata i kanë kaluar të gjitha trajnimet. Nga ana tjetër, policët të cilët nuk u pranuan në konkursin e fundit paralajmëruan se të hënën do të protestojnë para Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nga Ministria e Financave nuk janë prononcuar për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button