Shikojeni si skijon dy vjeçarja (VIDEO)

Nje video e plasuar nëpër rrjetet sociale ka bërë BOOM, kështu shihet një dy vjeçare se si skijon.

Skijimi është sport dimërorë i rrëshqitjes me ski mbi borë. Skijimi në të vërtetë është një grup i disa llojeve të sportit të rrëshqitjes mbi borë.

Skijimi është një sport shumë i hershem pasi që skitë janë përdorur si mjet për të ecur mbi borë për nevojat e popullatës. Skijimi mendohet të ketë prejardhjen nga vendet skandinavike para 4000 vjetësh. Skijimi për herë të parë nuk është paraqitur si sport por si nevojë e njerëzve për të siguruar ushqimin.

Adhuruesit e skijimit dhe snoubordit e kanë edhe një justifikim për t’u angazhuar në këto sporte emocionuese dhe paksa të shtrenjta.

Shkencëtarët nga Koreja e Jugut kanë zbuluar që kënaqësia që ofron skijimi është një arsye e mjaftueshme për të përmirësuar gjendjen shpirtërore, edhe atë në një afat të gjatë.
Studimi përfshiu 279 persona gjatë sezonit të skijimit. Ata plotësuan një pyetësor që përfshinte pyetje në lidhje me disponimin e tyre, ndjenjën e kënaqësisë dhe nivelin e aktivitetit fizik. 45 për qind e prej tyre merreshin me snoubord, 40 për qind me skijim dhe 15 për qind me të dyja aktivitetet./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button