Digjen disa automjete në një parking të Shkupit

Një parking është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e djeshme rreth orës 02:50 pas mesnate në rrugën “Radishanka”.

Flakët e zjarrin kanë përfshirë 4 makina, “Fiat Punto” në pronësi të G.L (1997) nga Shkupi, “Suzuki Swift” pronësi e 64-vjeçarit A.P nga Shkupi, ‘Audi’ në pronësi të një personi juridik dhe makina “BMW X5” me targa të Bullgarisë në pronësi të personit juridik “Spideks internatonal”, ndërsa e parkuar nga Gj.K (1966).

Mësohet se zjarri është arritur të shuhet në orën 03: 30 dhe akoma policia është në hetim për të zbuluar shkaqen e zjarrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button