Kryetari i RDK-së Memedi u prit nga ambasadori shqiptar Fatos Reka

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi së bashku me bashkëpuntorët e tij, Shpat Iseini dhe Berat Abdullau, u prit në ambasadën shqiptare në Shkup nga ana e ambasadorit Fatos Reka dhe konsulit të ambasadës Alfred Hoxha.

“Në këtë takim mjaft përmbajtjesor dhe miqësorë u bisedua rreth aktualitetit politik në vend, solucionet për dalje nga kriza, zgjedhjet e dhjetorit, si dhe shumë çështje tjerra të rëndësishme për kombin, dhe dy vendet respektive, për t’u ballafaquar me sfidat që e presin Ballkanin perëndimorë në përgjithësi. Kryetari i RDK-së Memedi duke falënderuar ekselencën e tij, z. Reka për pritjen në ambasadën shqiptare, theksoi se Ballkani perëndimorë ndodhet para një sfide të përmasave të mëdha, dhe për këtë arsye kërkohet komunikim i ndërsjellët ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë me qëllim që të përballemi më lehtë me sfidat e kohës”, njoftojnë nga RDK.

Kryetari Memedi, ashtu siç njofton partia në kumtesë, njoftoi ambasadorin shqiptar se RDK-ja ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përballjen me krizën politike në vend, duke qenë një nga partitë më konstruktive dhe më avangarde në ofrimin e solucionit për dalje nga kjo krizë e thellë dhe mjaft delikate. Kryetari Memedi gjithashtu theksoi se zgjedhjet nuk ofrojnë zgjidhje për krizën, por se RDK-ja do të marr pjesë në zgjedhje që janë paraparë të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti.

“Ekselenca e tij, ambasadori i Shqipërisë z. Fatos Reka falënderoi kryetarin Memedi për vizitën që ia bëri ambasadës shqiptare dhe theksoi se ambasada shqiptare është e hapur të ofroj dhe pranoj kontributin e secilit për t’u ballafaquar me sfidat e kohës që e presin Ballkanin perëndimorë në përgjithësi”, thuhet në kumtesën e RDK-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button