Në raportin e ri të KE-së për Maqedoninë, do të kërkohet departament special në Gjykatë

Raporti i ri i progresit për Maqedoninë, i cili do të publikohet nga Komisioni Evropian, një pjesë e raportit i është kushtuar gjyqësorit, brifojnë burime diplomatike të 24 Vestit, njofton Portalb.

Sipas informatave jo-zyrtare, në këtë pjesë të raportit do të trajtohet edhe formimi i departamentit special në Gjykatën Themelore Shkupi 1, e cila do të merret vetëm me materialet të cilat dalin nga bisedat e përgjuara, apo gjegjësisht për lëndët që është formuar Prokuroria Speciale Publike (PSP).

Burimet diplomatike thonë se formimi i Gjykatës Speciale nuk është propozim i cili shqyrtohet, pasi që ajo do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën, transmeton Portalb.

Publikimi i raportit të progresit pritet të bëhet në nëntor, pak para zgjedhjeve parlamentare, të cilat sipas euroambasadorit Samuel Zhbogar, paraqet hap të rëndësishëm për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Me ndihmë financiare Komisioni Evropian, mbuloi 70% të pajisjes së re të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, për mbikëqyrjen e vazhdueshme, gjegjësisht inçizimin 24 orësh të programeve të radios dhe televizioneve. Vlera e këtij programi ka kapur shumën prej 800.000 euro. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button