Kerry: Regjimi i Asadit dhe Rusia të hetohen për krime lufte

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, ka deklaruar se duhet të hapen hetimet ndaj regjimit të Asadit dhe Rusisë për krime lufte, për shkak të bombardimit të civilëve dhe spitaleve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

John Kerry, para takimit me homologun e tij francez, Jean-Marc Ayrault në Washington, ka folur në lidhje me zhvillimet në Siri.

Ai duke theksuar se dje përsëri janë sulmuar spitalet në Siri, tha se “Rusia dhe regjimi sirian janë të detyruar ti tregojnë tërë botës se pse sulmojnë spitale, fëmijë dhe gra.”

“Këta janë arsye të mjaftueshme për të nisur hetimet për krime lufte. Ata që i kanë kryer këto sulme duhet të mbajnë përgjegjësi për shkak të këtyre akteve”, tha Kerry.

Ai më tej duke theksuar se sulmet të bëra kundrejt spitaleve dhe civilëve në Siri nuk mund të vlerësohen si “sulme të bëra rastësisht”, theksoi se këto sulme janë zgjedhur me qëllim për ti frikësuar civilët.

Kerry gjithashtu tregoi se janë në bisedime me Francën, për të gjetur mënyrat për të shpëtuar rajonet të cilat gjenden nën sulmin dhe rrethimin e Rusisë dhe të regjimit.

“Do të trajtojmë se si duhet të jepet mesazhi më i fortë bashkarisht në lidhje me bombardimin e Halepit që gjendet nën rrethim në shekullin 21”, tha Kerry.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button