Në maj do të dihet kur fillon realizimi i projektit të tramvajit

Pas reagimeve të qytetarëve, arkitekteve… se tramvaji do të ishte shpëtim nga ndotja e ajrit në kryeqytet, Qyteti i Shkupit si duket e ka marrë me seriozitet idenë e sjelljes së tramvajit në Shkup.

‘E reja në Shpalljen e fundit për tramvaj është zgjedhja e konsultatit për përzgjedhjen e realizuesit më të mirë që ti jepet marrveshja, ndërsa se sa është interesi i kompanive do të dihet më 8 maj, deri kur kompanitë kanë të drejtë të aplikojnë për të fituar tenderin të cilin qyteti e ka nënshkruar në fund të vitit 2013’konfirmojnë nga sektori urbanistik i Qytetit të Shkupit.

Njëjtë sikur në shpalljet e më hershme kërkohet kompani projektuese që do të ndërtojë hekurudhën prej 12.1 kilometrash, të sjell së paku 22 automjete tramvaj që do të shfrytëzohen së paku në 35 vitet e ardhshme.

Llogaritjet e para të Qytetit të Shkupit thonë se për ndërtimin e tramvajit në Shkup do të duhen rreth 240 milion euro.

Si masë më afat gjate kundër ndotjes së ajrit në Shkup, edhe ministri i ekologjisë, Abdylaqim Ademi e ka përkrahur idenë për realizimin e këtij projekti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button