Adelina Tahiri ‘frymëzohet’ nga Zanfina

Adelina Tahiri si duket nuk po mund ta gjejë veten në stil. Kjo sepse kohëve të fundit atë po e shohim duke eksperimentuar shumë me gardërobën e saj. E përpos gardërobës që shumicën e këngëtareve tona mund t’i identifikojmë më Rihannën, tani ato po frymëzohen edhe nga njëra tjetra.

 Së fundmi Adelina si duket frymëzimin për prerje të flokëve e ka gjetur tek kolegia e saj Zanfina Ismaili e cila para një kohë e ka rruar një pjesë të kokës. E të njëjtin model disa muaj më vonë na e prezantoi edhe Adelina, e cila nuk ka preferuar të ndryshojë asnjë detaj nga frizura e fundit e Zanfinës.

E përveç kësaj Adelina një ditë para se t’i rruajë flokët e ka publikuar edhe një foto me paruke ngjyrë të zezë njëlloj siç ka vepruar edhe Zani para se të ndryshojë modelin e flokëve. Mbetet të shohin a do ta ndërrojë Adelina edh ngjyrën e flokëve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button